21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012 بعثه مقام معظم رهبری در گپ بعثه مقام معظم رهبری در سروش بعثه مقام معظم رهبری در بله
21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012 21 Tetor, 2012

21 Tetor, 2012

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit Falënderimi i takon Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dërguarin e Zotit, Muhammedin s.a.v.s., f

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit

Falënderimi i takon Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dërguarin e Zotit, Muhammedin s.a.v.s., familjen e tij të nderuar dhe shokët e tij të respektuar!



Këtu është baza e edukimit dhe arsimimit; ekspozitë e unitetit, madhështisë dhe diversitetit të ummetit islam; është bazë e luftës kundër djallit dhe shtypësit. Këtë vend Zoti i Madhërishëm e ka krijuar që në të, besimtarët do t’i arrijnë interesat e tyre. Në kohën kur ne do t’i hapim sytë e mendjes dhe logjikës, atëherë në jetën tonë individuale dhe shoqërore do të realizohet premtimi hyjnor. Karakteristika e parullave të Haxhit qëndron në mishërimin e kësaj bote me botën tjetër dhe individit me shoqërinë. Qabeja e zbukuruar dhe madhështore, tavafet e trupave dhe zemrave përreth një boshti të fuqishëm dhe të përjetshëm, përpjekja e vazhdueshme dhe e koordinuar mes Fillimit dhe Mbarimit, emigrimi i të gjithëve drejt fushës së ringjalljes në Arafat dhe Mash’ar i dhuron një atmosferë dhe gjendje madhështore dhe të paparë në zemrat e atyre që qëndrojnë në këtë Mahsher hyjnor. Vajtja e të gjithëve drejt përballjes me simbolin e Shejtanit, është një përjetim tjetër i kësaj ceremonie. Pastaj, bashkimi i të gjithëve nga çdo vend, çdo ngjyrë dhe çdo lloj, është një simbol dhe sekret tjetër që i jep kuptim këtij udhëzimi hyjnor. Veçoritë dhe karakteristikat e këtij obligimi (farzi) janë përplot kuptime dhe koncepte për këtë botë dhe botën tjetër.

Një ceremoni e tillë në njërën anë i lidhë zemrat e besimtarëve me Zotin dhe ato i freskon me devotshmërinë dhe dritën hyjnore, kurse në anën tjetër, njeriun e nxjerrë nga kufizimet e tij dhe atë e tretë në turmën e ummetit islam. Në njërën anë atë e pastron nga mëkatet dhe të këqijat që ka në shpirt, në anën tjetër tek ai zgjon vullnetin për t’i bërë ballë sulmeve të djallit dhe despotëve. Këtu është vendi ku Haxhiu e kupton fuqinë dhe mundësinë e ummetit islam dhe i shtohen shpresat për një të ardhme të ndritur, kështu që shprehë gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e kësaj ardhmërie. Këtu ai edhe njëherë e ripërtërinë besatimin me Pejgamberin Muhammed s.a.v.s. dhe me islamin, dhe premton për reformimin e tij, ummetit islam dhe për ngritjen lartë të Flamurit të fesë Islame.

Këto dyja, pra reformimi i vetes dhe ummetit islam janë dy obligime të përhershme dhe të papërfunduara. Realizimi i këtyre strategjive për individët syhapur, të zgjuar dhe besimtarë, të cilët shfrytëzojnë logjikën dhe intelektin deri në fund, është një punë e lehtë dhe e realizueshme.

Reformimi i vetes fillon me luftën kundër lakmive djallëzore dhe përpjekjen për tu larguar nga mëkati, kurse reformimi i ummetit bëhet me anë të njohjes së armikut dhe intrigave të tij, përpjekjet për eliminimin e goditjeve dhe armiqësive të tij, por një gjë e tillë mund të realizohet vetëm kur bashkohen dhe unifikohen zemrat dhe duart e muslimanëve dhe popujve muslimanë.

Në këtë epokë që jemi, çështja më e rëndësishme që ka preokupuar botën ummetin islam është përpjekja dhe revolucioni i popujve muslimanë në veri të Afrikës dhe në rajon, ku deri më tani kemi parë rrëzimin e disa regjimeve të korruptuar dhe kukulla të Amerikës dhe bashkëpunëtor të sionizmit, kurse disa regjime tjera kanë ndjerë dridhje dhe rrezikun nga këto lëvizje popullore. Në qoftë se muslimanët nuk shfrytëzojnë këtë rast madhështor dhe nuk hedhin hapa në reformimin e ummetit islam, atëherë kanë për të përjetuar një humbje të madhe. Tani të gjitha përpjekjet e arrogancës botërore janë fokusuar në devijimin e këtyre lëvizjeve madhështore islame.

Në këto kryengritje që burimin e kanë në islam, muslimani dhe muslimanja janë zgjuar kundër dhunës dhe despotizmit të qeverive të korruptuara dhe ndërhyrjes së Amerikës e cila deri më tani nuk ka sjellë gjë tjetër përveç poshtërimit dhe nënçmimit të muslimanëve, dhe gjithashtu ata janë rebeluar kundër krimeve dhe vrasjeve të Regjimit Sionist. Popujt muslimanë në këto kryengritje të tyre që kanë zhvilluar nën parullën ‘vdekje ose jetë’, kanë ngritur zërin lartë dhe kanë kërkuar realizimin e parimeve dhe rregullave të fesë islame. Ata kanë shprehur përkrahjen ndaj popullit të shtypur palestinez dhe urrejtjen ndaj regjimit të egër dhe okupator sionist. Kanë zgjatur duart drejt popujve muslimanë dhe kanë kërkuar unifikimin e ummetit islam.

Këto janë bazat kryesore të kryengritjeve popullore në shtetet islame që kemi parë gjatë këtyre dy viteve të fundit. Këta popuj ngritën lartë flamujt e lirisë dhe reformimit dhe me shpirt e trup morën pjesë në sheshet revolucionare, prandaj dhe po këta persona janë ata të cilët do të reformojnë ummetin e madh islam. Këmbëngulja në këto parime është kushti kryesor i fitores përfundimtare për popujt muslimanë të shteteve të rajonit.

Armiku po bënë përpjekje maksimale për shkatërrimin e këtyre parimeve dhe bazave të revolucioneve islamike. Amerika, sionzimi dhe NATO duke shfrytëzuar thjeshtësinë dhe shkurtpamësinë e disave po bëjnë përpjekje maksimale për të shuar lëvizjen e të rinjve muslimanë dhe atë ta shndërrojnë në një luftë ndërsektare, kurse xhihadin kundër ekspansionizmit dhe kundër sionizmit ta shndërrojnë në një terrorizëm të verbër në rrugët e botës islame me qëllim që të derdhet sa më shumë gjaku i muslimanëve dhe në këtë mënyrë muslimanët të vrasin njëri tjetrin dhe përsëri fitues të jenë armiqtë e islamit dhe muslimanëve. Ata me politika dhe komplote islamin dhe muxhahidinët po i paraqesin të shëmtuar dhe terroristë.

Armiqtë pas pesimizmit për eliminimin e islamit dhe parullave të islamit, tani po shfrytëzojnë metodën e futjes së përçarjeve midis fraksioneve dhe sekteve islame dhe me anë të propagandave si Sunifobia dhe Shiafobia po pengojnë unitetin dhe bashkimin e ummetit islam.

Ata me anë të agjentëve dhe elementëve të tyre në rajon, në Siri krijojnë kriza me qëllim që të shpërfillin preokupimin e popujve muslimanë nga problemet e tyre dhe në këtë mënyrë të eliminojnë rreziqet që synojnë interesat e tyre në rajon. Ata me anë të një krize të përgjakshme të cilën vet e kanë krijuar, mashtrojnë muslimanët dhe kështu vazhdojnë t’i ruajnë pozitat e tyre ndërhyrëse dhe interesat në botën islame. Lufta e brendshme në Siri dhe vrasja e të rinjve muslimanë nga njëri tjetri është një krim i madh i cili ka filluar me komplotet e Amerikës dhe shteteve shërbëtore të saj. Kush mund të besojë që shtetet që përkrahën deri në fund regjimet diktatoriale në Tunizi, Egjipt dhe Libi, tani kërkojnë demokraci për popullin sirian? Aventura në Siri është hakmarrje ndaj një qeverie e cila për tri dekada me radhë e vetme në rajon ka rezistuar përballë sionizmit okupator dhe kanë përkrahur me të gjitha forcat grupet rezistuese në Palestinë dhe Liban.

Ne jemi përkrahë popullit sirian dhe kundër çdo ndërhyrjeje dhe provokimi të jashtëm në Siri. Çdo reformë në këtë vend duhet të realizohet nga vet populli sirian dhe plotësisht me metoda kombëtare. Por fuqitë arrogante të botës në bashkëpunim me disa shtete satelite të rajonit në një shtet të krijojnë një krizë për qëllime të tyre dhe të lejojnë krimet më çnjerëzore vetëm që të zgjerojnë sundimin e tyre, është një rrezik shumë serioz të cilin vendet e rajonit akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë, sepse një ditë do t’iu vijë radha edhe atyre.

Motra dhe Vëllezër,

Ceremonia e Haxhit është një rast i volitshëm për të diskutuar për zhvillimet e rëndësishme të botës islame. Fati i revolucioneve të rajonit dhe përpjekjet e arrogancës botërore e cila ka pësuar tepër shumë nga këta revolucione, janë ndër çështjet kryesore të botës islame. Planet e errëta për krijimin e përçarjeve midis muslimanëve dhe krijimin e paragjykimeve midis shteteve që përjetuan revolucione dhe Republikës Islamike të Iranit, çështja e Palestinës dhe përpjekjet për kufizimin e çarmatimin e grupeve të rezistencës islamike në rajon dhe shuarja e xhihadit palestinez, propagandat Islamofobike të shteteve perëndimore dhe përkrahja e tyre ndaj personave që po ofendojnë islamin dhe Pejgamberin tonë, Muhammedin s.a.v.s., krijimi i luftërave të brendshme dhe copëtimi i shteteve islame, frikësimi i shteteve dhe popujve revolucionarë se nëse ndjekin politika në kundërshtim me perëndimin do të pësojnë në çdo aspekt, kërkimi i dorëzimin të tyre përballë superfuqive arrogante të botës, etj., janë çështje që preokupojnë botën islame. Kështu që të gjitha këto çështje dhe shumë të tjerë duhet të shqyrtohen dhe analizohen nga muslimanët në ceremoninë madhështore të Haxhit.

Padyshim se Zoti i Plotfuqishëm, rrugën e udhëzimit dhe çlirimit do t’ia tregojë besimtarëve largpamës dhe të devotshëm: “وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا”

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne...”

Paqa dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

Sejid Ali Khamenei

5 Dhil Hixhxhe, 1433

30 Mehr, 1381

21 Tetor, 2012

 


| شناسه مطلب: 11477







نظرات کاربران