Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore بعثه مقام معظم رهبری در گپ بعثه مقام معظم رهبری در سروش بعثه مقام معظم رهبری در بله
Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore

Letra e dytë e Ajetullah Khamenei drejtuar të rinjve në vendet perëndimore

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Ngjarjet e hidhura që terrorizmi i verbër i shkaktoi në Francë, më shtynë q&eu

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Drejtuar të rinjve në vendet perëndimore

Ngjarjet e hidhura që terrorizmi i verbër i shkaktoi në Francë, më shtynë që edhe njëherë të bisedoj me ju të rinjtë e vendeve perëndimore.

Për mendimin tim, është për të ardhur keq që të tilla ngjarje të hidhura  të bëhen shkak i bisedës, por e vërteta është se nëse çështjet e dhimbshme nuk krijojnë kushte për të menduar, reflektuar dhe reaguar, dëmet do të jenë dyfish më të mëdha. Vuajtja  e çdo njeriu në çdo cep të globit, vetvetiu bëhet shkak për hidhërimin e njerëzve të tjerë në mbarë botën. Vështrimi i një fëmije që jep shpirt para njerëzve të tij të dashur, i një nëne, gëzimi i familjes së të cilës kthehet në zi, i një bashkëshorti që varros trupin e pajetë të bashkëshortes, apo i një spektatori i cili nuk e di se çastet që po kalon janë çastet e fundit të jetës së tij, këto janë pamje që tronditin ndjenjat dhe shpirtrat e njerëzve. Kushdo që ka provuar dashurinë dhe humanizmin, preket nga vështrimi i këtyre skenave të dhimbshme, qofshin ato në Francë, Palestinë, Irak, Liban apo Siri. Padyshim, këtë ndjenjë kanë edhe 1 miliard e gjysmë myslimanë të botës të cilët urrejnë autorët e këtyre krimeve dhe fatkeqësive. Por, çështja është se nëse vuajtjet e sotme nuk shërbejnë si bazë për ndërtimin e një të nesërme më të mirë dhe më të sigurt, ato do të humbasin në memorien e kujtimeve të hidhura. Unë kam besim se jeni vetëm ju të rinjtë që duke nxjerrë mësime nga zhvillimet e hidhura të aktualitetit të sotëm, do të gjeni rrugë të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të bllokoni rrugët që e kanë çuar Perëndimin në gjendjen aktuale. Vërtetë, sot terrorizmi është dhimbja e përbashkët e jona dhe e juaja, por duhet ta dini se pasiguria dhe trazirat që keni përjetuar në ngjarjet e fundit kanë dy ndryshime themelore me vuajtjet që kanë përjetuar popujt e Irakut, Jemenit, Sirisë dhe Afganistanit gjatë disa viteve. Së pari, bota islame në përmasa shumë më të gjëra, në vëllime shumë të më mëdha dhe për një periudhë shumë më të gjatë, ka qenë viktimë e dhunës dhe e barbarizmit dhe së dyti, fatkeqësisht këto akte të dhunshme e barbare gjithmonë janë përkrahur nga disa fuqi të mëdha me metoda dhe forma nga më të ndryshmet. Sot, janë të paktë njerëzit që janë të informuar për rolin e SHBA në krijimin apo në forcimin dhe armatosjen e Al Kaedas, Talibanit dhe ndjekësve të tyre të kobshëm. Përveç kësaj përkrahje direkte, përkrahësit e hapur e të njohur të terrorizmit takfirist, megjithëse kanë sistemet politike më të prapambetura, gjithmonë janë radhitur në mesin e aleatëve të Perëndimit, në një kohë që idetë më të ndritura e më progresive që rrjedhin nga demokracitë progresiste në rajon, janë shtypur në mënyrë të pamëshirshme. Qëndrimi dyfytyrësh i Perëndimit ndaj valës së zgjimit në botën islame është një shembull i qartë i kontradiksionit në politikat perëndimore. Ky kontradiksion vërehet qartë edhe në përkrahjen e Perëndimit për terrorizmin shtetëror të Izraelit. Populli i përvuajtur i Palestinës për më shumë se 6 dekada po provon llojin më të keq të terrorizmit. Nëse njerëzit në Evropë prej disa ditësh janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të jenë të pranishëm në tubime të ndryshme apo në qendra të populluara, një familje palestineze për dhjetëra vite kërcënohet madje edhe në shtëpinë e saj nga makina vrasëse dhe destruktive e regjimit sionist. Sot, cila dhunë është më destruktive dhe mund të krahasohet me ndërtimin e kolonive sioniste nga regjimi sionist? Ky regjim që asnjëherë nuk është kritikuar seriozisht nga aleatët e tij të fuqishëm apo të paktën nga organizmat në dukje të pavarura ndërkombëtare, çdo ditë shkatërron shtëpitë e palestinezëve dhe tokat e tyre bujqësore, madje pa u dhënë rast familjeve palestineze të mbledhin sendet e jetesës apo produktet bujqësore të tyre dhe të gjitha këto ndodhin përballë syve të tmerruar e të përlotur të grave dhe fëmijëve që janë dëshmitarë të keqtrajtimit të anëtarëve të familjes, të cilët në shumë raste mund të burgosen e të torturohen në mënyrë çnjerëzore. A njihni në botën e sotme ndonjë rast tjetër të kësaj dhune intensive e me përmasa kaq të gjëra dhe kaq afatgjatë? Çfarë është pushkatimi i një vajze në mes të rrugës nën akuzën se ka protestuar ndaj ushtarëve të armatosur deri në dhëmbë, nëse nuk është terrorizëm? Meqë këto barbarizma kryhen nga forcat ushtarake të një shteti pushtues, nuk duhet të quhen ekstremizëm? Apo ndoshta ngaqë këto imazhe i kemi parë në pamjet e televizionit për 60 vite, tashmë nuk duhet të vrasin ndërgjegjen tonë?

Agresionet e viteve të fundit ndaj botës islame që shkaktuan viktima të panumërta, janë një tjetër shembull i logjikës kontradiktore të Perëndimit. Vendet që ishin viktima të agresionit, përveçse pësuan humbje të shumta njerëzore, humbën edhe infrastrukturat ekonomike dhe industriale të tyre. Lëvizja e tyre drejt zhvillimit dhe progresit u ndërpre apo u ngadalësua dhe në disa raste këto vende u kthyen dhjetëra vite më pas. Megjithatë, në mënyrë prepotente atyre u kërkohet të mos e konsiderojnë veten si viktima. Si është e mundur që të shkatërrosh një shtet, të rrafshosh qytetet dhe fshatrat e tij dhe më pas t’i thuash, të lutem, mos e konsidero veten viktimë? Në vend që të bëhen ftesa për të mos kuptuar apo për të harruar tragjeditë, a nuk është më mirë që në mënyrë të sinqertë të kërkohet falje? Vuajtjet që ka pësuar bota islame gjatë këtyre viteve nga dyfytyrësia dhe hipokrizia e agresorëve nuk janë më të pakta, sesa dëmet materiale.

Të rinj të dashur! Unë shpresoj se ju, tani apo në të ardhmen, do ta ndryshoni këtë opinion negativ që është krijuar, opinion, arti i të cilit është fshehja e qëllimeve afatgjata dhe zbukurimi i tendencave dinake. Për mendimin tim, faza e parë në krijimin e sigurisë dhe qetësisë është reformimi i këtij mendimi që mbjell vetëm dhunë. Derisa në politikat e Perëndimit të sundojnë standarde të dyfishta dhe derisa terrorizmi në pikëpamjen e përkrahësve të fuqishëm të tij të ndahet në terrorizëm të mirë e të keq dhe derisa interesat e shteteve të jenë mbi vlerat humane dhe morale, rrënjët e dhunës nuk duhen kërkuar diku tjetër. Për fat të keq, këto rrënjë për shumë vite dhe gradualisht janë forcuar në thellësinë e politikave kulturore të Perëndimit, duke krijuar një agresion të butë dhe të fshehtë. Shumë vende të botës krenohen me kulturën e tyre kombëtare, kultura të cilat janë rritur dhe zhvilluar dhe për qindra vite kanë ushqyer bashkësinë njerëzore me vlera humane dhe morale. Këtu nuk bën përjashtim as bota islame. Por në epokën aktuale, bota perëndimore duke shfrytëzuar mjetet e sofistikuara, po këmbëngul në njësimin dhe në simulimin e një unifikimi kulturor në nivel global. Unë, imponimin e kulturës perëndimore ndaj popujve të tjerë dhe injorimin dhe minimizimin e kulturave të pavarura, e konsideroj si një dhunë të fshehtë dhe shumë të dëmshme. Poshtërimi i kulturave të pasura dhe ofezat ndaj pjesëve më të respektuara të tyre ndodh në një kohë kur kultura zëvendësuese në asnjë mënyrë nuk ka potencialin për të zëvendësuar kulturën e pasur kombëtare. P.sh. dy elementë, “agresiviteti” dhe “degjenerimi moral”, që për fat të keq janë kthyer në bazat kryesore të kulturës perëndimore, kanë pozita të lëkundura edhe në vetë djepin ku kanë lindur dhe nuk mund të kenë vend në kulturat e popujve të tjerë. Tashmë shtrohet pyetja se, nëse ne nuk duam një kulturë agresive, të degjeneruar e të pakuptimtë, jemi fajtorë? A jemi fajtorë nëse pengojmë valën shkatërrimtare që drejtohet drejt të rinjve tanë në kuadrin e produkteve pseudo-artistike? Unë nuk hedh poshtë rëndësinë dhe vlerën e lidhjeve kulturore. Kur këto lidhje kryhen në kushtet e natyrshme dhe duke respektuar traditat dhe kulturat e shoqërive, ato dhurojnë rritje, zhvillim dhe pasurim kulturor. Ndërsa lidhjet e imponuara e të papërshtatshme janë të pasuksesshme dhe të dëmshme. Me shumë keqardhje duhet të them se grupe destruktive si ISIS janë pjellë e këtyre lidhjeve të pasuksesshme me kulturat e importuara. Nëse problemi do të ishte vërtetë në besim, të tilla fenomene do të duhej të vëreheshin në botën islame para periudhës së kolonializmit, por historia dëshmon të kundërtën. Dokumentet e qarta historike dëshmojnë qartë se si lidhja e kolonialistëve me një mendim ekstremist e të devijuar në zemër të një fisi beduin, mbolli farën e ekstremizmit në këtë rajon. Përndryshe, si është e mundur që nga njëra prej feve më të moralshme dhe më humane të botës, në bazën themelore të së cilës vrasja e një njeriu konsiderohet si vrasje e gjithë njerëzimit, të dalin plehra si ISIS?

Nga ana tjetër, duhet pyetur se përse njerëz që kanë lindur në Europë dhe janë edukuar në ambientin mendor dhe shpirtëror të atjeshëm, tërhiqen nga këto lloj grupesh? A mund të besohet se njerëzit duke udhëtuar një apo dy herë në zonat e luftës, befas bëhen aq ekstremistë, saqë masakrojnë edhe bashkatdhetarët e tyre? Sigurisht, nuk duhet harruar ndikimi i një jete me ushqim të ndotur kulturor në një ambient që inkurajon agresivitetin dhe dhunën. Në lidhje me këtë duhet kryer një analizë e përgjithshme që të diagnostifikojë ndotjet e hapura e të fshehta të shoqërisë. Ndoshta urrejtja e thellë që është mbjellë në shtresat e shoqërive perëndimore gjatë viteve të lulëzimit industrial dhe ekonomik për shkak të pabarazive dhe të diskriminimeve ligjore dhe strukturore, kanë krijuar komplekse të cilat herë pas here shfaqen dhe zgjerohen në formën e sëmundjes.

Sidoqoftë, jeni ju që duhet të hapni shtresat e dukshme të shoqërisë tuaj, të zbuloni dhe të zgjidhni ngërçet dhe problemet që shqetësojnë shoqëritë. Më pas, të analizoni dhe hulumtoni edhe në shtresat më të thella të shoqërisë. Një gabim i madh në luftën kundër terrorizmit janë reagimet e nxituara që i shtojnë problemet ekzistuese. Çdo lëvizje emocionale dhe e nxituar që izolon apo kërcënon bashkësinë e myslimanëve që jetojnë në Evropë dhe Amerikë dhe që përbëhet nga miliona njerëz aktivë e të përgjegjshëm dhe që i privon edhe më shumë ata nga të drejtat e tyre qytetare dhe i eliminon nga skena shoqërore, jo vetëm që nuk do të zgjidh problemin, por do të zgjerojë dhe thellojë edhe më shumë hendekun e ndarjes dhe të urrejtjes. Reagimet dhe masat sipërfaqësore veçanërisht kur marrin karakter ligjor, përveçse e zgjerojnë polarizimin e shoqërive, hapin edhe rrugën për kriza të tjera në të ardhmen. Sipas informatave më të fundit, në disa vende evropiane janë marrë disa masa që i detyrojnë qytetarët të spinunojnë kundër myslimanëve. Këto sjellje janë të padrejta dhe të gjithë e dimë se dashur ose padashur, padrejtësia është e kthyeshme. Edhe atë ditë kur perëndimorët ishin miq në tokën islame dhe i qepën sytë në pasuritë e panumërta të kësaj toke, edhe atë ditë kur ishin pritës dhe shfrytëzuan punën dhe mendimin e myslimanëve, nuk panë gjë tjetër veçse dashuri dhe bujari. Si rrjedhim, nga ju të rinjtë kërkoj që në bazë të një njohje të drejtë, me realizëm dhe duke shfrytëzuar përvojat e hidhura, të hidhni themelet e një bashkëjetese të drejtë, paqësore, të ndershme e të dinjitetshme me botën islame. Në këtë rast, në një të ardhme jo të largët do të shihni se ndërtesa e vendosur mbi këto themele të fuqishme do të shtrijë hijen e sigurisë dhe besimit tek arkitektët e saj, do tu dhurojë atyre ngrohtësinë e sigurisë dhe qetësisë dhe do të reflektojë shpresën e së ardhmes së ndritur për të gjithë botën.

Sejed Ali Khameni, 29 Nëntor 2015.

 

 

 


| شناسه مطلب: 13377







نظرات کاربران